
Krasniqi bën thirrje për protestën e nesërme: Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset
06 gusht 2025
| 18:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.
Postimi:
Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.
Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.
Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën.