Krasniqi dhe ambasadori i ri gjerman diskutojnë për zhvillimet politike në vend

29 tetor 2025 | 16:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Krasniqi ka bërë me dije se me ambasadorin gjerman ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë.

“Kënaqësi të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë.  Mirë se erdhët në Kosovë, z. ambasador dhe suksese në misionin tuaj të ri!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit ndaj Atalantës, Milani është rikthyer në stërvitje, me…