Krasniqi dhe Bach bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe IOC-së

13 qershor 2022 | 15:09

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka marrë pjesë në inaugurimin e zyrave të reja të KOKSh-it, si dhe mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Ditës dhe Javës Olimpike 2022 në Shqipëri.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, të cilët përgëzuan KOKSh-in për zyrat e reja dhe organizimin e bërë me rastin e vizitës së presidentit Bach.

“Një natë më parë, u mbajt edhe darka e përbashkët, ku presidenti Krasniqi pati mundësinë të bashkëbisedojë me presidentin Bach për thellimin e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe IOC-së, si dhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit. Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, bashkëbiseduan edhe James Macleod, drejtor i Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me të cilin diskutuan për projekte të ndryshme”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në…