Krasniqi dhe Baruti i bashkohen Prishtinës

14 tetor 2025 | 14:46

FC Prishtina e ka afruar në radhët e saj Elton Krasniqin, sulmues anësor 20-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti me një përvojë nga futbolli gjerman.

Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.

Në arenën ndërkombëtare, Eltoni ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19. Për faqen zyrtare të klubit, Krasniqi ka deklaruar: “Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh siç është Prishtina shpresoj që do të jetë një vit i mbarë dhe do ta jep maksimumin për objektivat tona. Menxi pres të luaj para tifozeve tanë ‘Plisat’”.

Po ashtu, Prishtinës i është bashkuar edhe Shkambi Baruti. Baruti vjen me një përvojë nga futbolli shqiptar. Ai ishte pjesë e Partizanit, më pas ka kaluar te Tomori, ndërsa së fundmi ka luajtur për ekipin e Erzenit. 21-vjeçari për faqen zyrtare te klubit është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Asllani ka qenë heroi i Kombëtares së Kosovës në…