Krasniqi dhe Sveçla shohin nga afër punimet në ndërtimin e urave në Mitrovicë

31 korrik 2025 | 14:46

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar punimet në urën e Mitrovicës.

Krasniqi ka thënë se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar. “Vizituam kantierin e punimeve të urës. Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar. Për urat që lidhin qytetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 1 korrik, mori pjesë në vendosjen e themeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ura e re për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve do të ketë një gjatësi prej 51 metrash, një gjerësi prej 10 metrash, nga të cilat 3 metra trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët), ndërsa ura tjetër, vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë një gjatësi prej 41 metrash dhe një gjerësi prej 37 metrash. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove. Punimet pritet të përfundojnë deri në vjeshtë.

Me këtë rast, Kurti theksoi se duke ndërtuar këto ura, po tregojnë përkushtimin për të pasur sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbime ndërmjet veriut dhe jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të përballet me gjigantin…