Krasniqi: Dragashi i bashkuar ka vendosur për ndryshim!
07 nëntor 2025
| 20:38
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se dy ditë para balotazhit, qytetarët e Dragashit janë bashkuar si kurrë më parë – për ndryshim, për punë dhe për një të ardhme që u takon atyre.
“Sepse Dragashi meriton ma mirë. Meriton një kryetar që dëgjon, bashkon dhe punon si Shaban Shabani, që po i prin koalicionit qytetar për ndryshim me një qëllim të vetëm: Dragashin që ecë përpara dhe krijon mundësi për secilin”, ka theksuar Krasniqi në Dragashi.
Ai ka thënë se të dielën, më 9 nëntor, duhet ta kthejmë vullnetin e shumicës në fitore. “Sepse kur Dragashi bashkohet – Dragashi fiton!”, ka deklaruar Krasniqi.



