Krasniqi: Duhet të diskutojmë për një fushatë të shkurtuar zgjedhore

02 shtator 2021 | 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbështetur idenë e shkurtimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se partitë politike duhet të diskutojnë dhe të pajtohet për këtë ide.

“Fushata zgjedhore, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës kemi biseduar dhe ka një mendim se duhet të diskutojmë për të dakorduar një fushatë të shkurtuar, besoj se të gjithë pa dallim duhet ta kenë prioritet shëndetin publik”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se qytetarëve duhet të iu krijohen kushte të sigurta për të votuar ditën e zgjedhjeve.

“E konsideroj shumë të rëndësishme që zgjedhjet e 17 tetorit të zhvillohen pa dyshim në nivelin e transparencës dhe demokracisë që tashmë kemi dëshmuar. Por krijimi i kushteve të qytetarëve kur të drejtohen tek kutitë të kenë siguri se shëndeti i tyre nuk duhet të rrezikohet”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…