Krasniqi e quan Kurtin mashtrues: I harroi studentët për 5 vite, tani kinse po kujtohet tri ditë para zgjedhjeve
Kryetri i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi sot u ekzekutuan nga 100 euro për studentët tre ditë para balotazhit.
Krasniqi e quajti Kurtin “mashtrues”, duke thënë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.
Albin Kurti iu çon mesazh në telefon studentëve, ua përmend nga 100 euro që iu dolën
Postimi i plotë:
Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.
Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.
Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!



