Krasniqi: E turpshme që Kurti krahason punëtorët me bandat kriminale në veri

29 maj 2025 | 11:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur solidaritet me bizneset vendore që sot kanë dalë në protestë, duke bllokuar hyrjen për në Prishtinë në të gjitha rrugët kryesore hyrëse për në kryeqytet.

Pas dështimit të tentimit të 23-të për konstituimin e Kuvendit, ai ka folur për mediet, duke e quajtur “të tmerrshëm” vendimin e ZRrE-së për t’i vendosur bizneset e mëdha në treg të hapur.

“Në emër të PDK, shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë, me mbi 1 000 biznese kosovare, të cilat në masë të madhe po protestojnë simbolikisht duke bllokuar hyrjen në Prishtinë, për t’u dëgjuar zëri i tyre që deri tash është injoruar nga qeveria dhe organet vartëse të tyre, të cilat kanë vendosur t’ua shtrenjtojnë çmimin e rrymës për gati 300 për qind”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është “e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët dhe bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët. Është turpshme dhe e papranueshme”.

“Sot do të duhej të flisnim jo për 1 për qind  siç i ka quajtur kryeministri, por për mbi 50 për qind të të punësuarve në sektorin privat, për mbi 35 për qind të të punësuarve total në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga data…