Krasniqi fajëson LV: Po e dhunojnë vullnetin e qytetarëve, qëndrimin e njëjtë e kemi edhe pasnesër

09 maj 2025 | 10:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për të 13 herë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se vendi ndodhet në një situatë të paprecedentë, për të cilën fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje, tarnsmeton Klankosova.tv.

“Po bëhen tre muaj që vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje. Është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar këtë situatë,” tha Krasniqi.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për të dalë nga bllokada institucionale, duke kërkuar zgjidhje për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

“E shprehim vullnetin tonë të konfirmuar për të insistuar që të dalim nga kjo bllokadë që na ka sjellë VV. Zonja Haxhiu nuk i ka votat. Ne do të jemi këtu, por do ta kemi qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati,” përfundoi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar për të 13-ën herë seanca konstituive e Kuvendit…