Krasniqi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, të pandashëm në dashuri, qëndresë dhe flijim

22 shtator 2025 | 14:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në 27-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Krasniqi ka thënë se Fehmiu dhe Xheva kanë qenë të pandashëm në dashuri, qëndresë dhe flijim.

“Sot, në 27-vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë, kujtimi ynë kthehet tek dy yjet e pavdekësisë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, bashkë me shokët e idealit – Fatime Hetemin, Behxhet e Milazim Karaxhën, Hamit Lladrovcin dhe Shefqet Zekën.

Që nga ditët e organizimit dhe rezistencës politike, vuajtjeve në burgjet jugosllave, e deri te betimi solemn për luftë pa dorëzim, Fehmiu dhe Xheva ecën krah për krah – të pandarë në dashuri, në qëndresë e në flijim.

Për ta, jeta ishte vetëm një mjet; liria – qëllimi. Dhe ata shkuan drejt përjetësisë me buzëqeshjen e atyre që e dinin se sakrifica e tyre do të bëhej themel i nderit dhe i shtetit tonë. Në këtë ditë kujtese, përulemi me mirënjohje para tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me gjak, me djersë dhe me shpirt, sollën lirinë e Atdheut. Lavdi e përjetshme!🌹”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat…