Krasniqi: Ferizaj pa balotazh, fitore me të parën!

09 tetor 2025 | 20:21

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ferizaj po shkruan historinë e vet të suksesit!

“Një qytet që punon çdo ditë, që zhvillohet me ritëm, që frymëzon gjithë Kosovën. Edhe sonte, në një tubim madhështor, u pa dhe u ndje qartë: Agim Aliu fiton pa balotazh. Sepse qytetarët e Ferizajt e dinë çka duan – vazhdim të punës, zhvillim e siguri për të ardhmen. Agim Aliu e ka kthyer Ferizajn në model të qeverisjes së mirë të PDK-së. Model të punës me rezultate. Model të përkushtimit dhe vizionit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se tash, Ferizaj është gati për mandatin e radhës – për Ferizajn e gjeneratës tjetër, për fazën e madhe të ngritjes dhe investimeve që do të prekin çdo lagje, çdo fshat, çdo familje.

“Sepse ma mirë për Ferizajn është me Agim Aliun dhe PDK 191!”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja sot…