
Krasniqi fton qytetarët në protestën kundër Speciales: Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon të njolloset lufta për liri
06 gusht 2025
| 16:47
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve të UÇK-së kundër Gjykatës Speciale.
Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.
“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’ – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare”.
“Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi. Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.