Krasniqi fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e së dielës në Strasburg
Kryetari në dorëheqje i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën tonë kudo që është, të bashkohen në protestën e së dielës në Strasburg kudër Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se në Strasburg ka nisur procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg! Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet. Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë. Ftojmë të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën tonë kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



