Krasniqi: Fuqia e PDK-së qëndron tek rinia

05 tetor 2025 | 13:24

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se në zgjedhjet e 12 tetorit është duke garuar me 237 të rinj nën moshën 30-vjeçare për kuvendet komunale dhe postet e kryetarëve të komunave.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë ky angazhim i rinisë tregon angazhimin e kësaj partie për energjinë dhe potencialin e rinisë, duke ofruar shpresë dhe mundësi për një të ardhme më të mirë në nivel lokal.

Krasniqi ka theksuar se me përkushtimin më të plotë ua dhanë të rinjve besimin për përgjegjësitë ndaj shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova do të jetë rezervist tek Juventusi edhe në…