Krasniqi: Fushata zgjedhore më e moderuar, partitë po lënë hapësirë për bashkëpunim pas zgjedhjeve

23 dhjetor 2025 | 14:11

Analisti politik, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se fushata aktuale zgjedhore është duke u karakterizuar nga një gjuhë dukshëm më e moderuar e partive politike, në krahasim me fushatën e kaluar të shkurtit, e cila ishte shoqëruar me retorikë më të ashpër dhe polarizuese.

Sipas Krasniqit, partitë politike tani janë më të kujdesshme në cilësimet dhe etiketimet që u bëjnë kundërshtarëve, pasi kanë nxjerr mësime nga situata e paszgjedhjeve të kaluara, kur kuvendi u bllokua dhe mungoi bashkëpunimi për formimin e institucioneve.

“Njëra prej arsyeve që partitë janë më të kujdesshme me gjuhën që po e përdorin për të lënë hapësirë, për bashkëpunim për t’i formuar institucionet pas zgjedhjeve. Kjo mbase ka të bëjë dhe me sjelljen që pastaj mënyrën ashtu siç u bllokua kuvendi ku partitë politike ishin shumë me hezituese që të bashkëpunojnë dhe për shkak të  gjuhës së përdorur gjatë fushatës zgjedhore. Tani këto janë të vetëdijshme që u duhen partnerë në qeverisje, duket që kjo ka ndikuar dhe në mënyrën se si bëjnë fushatën dhe gjuhën që e kanë përdorur”, ka thënë Krasniqi për “Indeksonline”.

Një element tjetër që bie në sy, sipas Krasniqit, janë premtimet e shumta për subvencione dhe rritje pagash. Ai ka vlerësuar se këto premtime po bëhen pjesërisht si reagim ndaj sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në pushtet, kur u bënë rritje pagash në prag të fushatës zgjedhore.

“Tani partitë e tjera, për ta amortizuar këtë sjellje të LV-së, po japin premtime që shpesh nuk kanë bazë të qëndrueshme financiare dhe janë të vështira për t’u realizuar”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…