
Krasniqi: Hani i Elezit vazhdon me PDK-në
02 tetor 2025
| 19:02
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar qytetarët e hanit të Elezit ku ka kërkuar votën e tyre për kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar Mehmet ballazbin.
Krasniqi ka thënë se puna e ballazhit e bënë atë fitue edhe për një mandat.
Njoftimi i Krasniqit:
Sonte, Hani i Elezit dëshmoi sërish se është me PDK-në, sepse tek Mehmet Ballazhi kanë gjetur njeriun e mirë dhe kryetarin e duhur.
Tek ai, qytetarët kanë gjetur besim, mbështetje dhe shpresë.
Ky model i suksesshëm do të rikonfirmohet më 12 tetor – sepse puna për Hanin e Elezit vendqëndrim të jetueshëm e ma të mirë – vazhdon.
Faleminderit nga zemra për pritjen dhe mbështetjen madhështore!
#PDK191
#MaMirëPërHanineElezit