
Krasniqi homazhe tek shtatorja e Xhavit Hazirit: Themeluesi i UÇK-së, biri më i devotshëm i kombit
17 shtator 2022
| 16:06
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek shtatorja e heroit Xhavit Haziri.
“Pranë shtatores së heroit të Kosovës, Xhavit Haziri, shprehëm nderimin për njërin nga themeluesit e UÇK-së, birin e devotshëm të kombit, të pathyeshmin e burgjeve, ideatorin e organizatorin e jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit”, ka shkruar Krasniqi.
Ne shkrimin e tij në Facebook, lideri i PDK-së ka thënë se Heroi Xhavit Haziri është pjesë e kujtesës më krenare të historisë tonë.
“I munguar, por kurrë i harruar! Lavdi”, ka përfunduar Krasniqi.