Krasniqi: Humbja në Drenas na la shije të hidhur, uroj Lladrovcin

15 tetor 2025 | 17:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se humbja në Drenas u ka lënë  shije të hidhur.

Ai ka thënë se në këtë komunë u përballen me situatën e njëjtë sikurse para 4 vitesh ku elektorati u nda në dysh.

Krasniqi në një konferencë për media tha se i vije keq për këtë duke shpresuar se mbështetja e qytetarëve të kësaj komune do të vazhdojë për PDK-në në zgjedhjet nacionale.

Na la shije të hidhur humbja në Drenas. Ishte situatë e njëjtë sikurse para 4 viteve ku votuesit tonë u ndan në dysh. Kryetarit të zgjedhur i urojë fitore. Na vjen keq që qytetarët atje u gjenden në këtë pozitë. Shpresojmë që mbështetja e PDK sikurse edhe më herët në zgjedhjet nacionale të vazhdojë”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për medie.

I pyetur nëse ishte gabim vendimi që nuk kandidua Lladrovci, ai ka thënë se kryesia ka marrë vendime edhe kandidat tjerë që nuk kanë votuar.

“Vendime të tilla kemi marrë për secilin kandidatë dhe pyetja e tillë mundet mu shtua për secilin kandidat që nuk ka fituar”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se situatën në Drenas do ta trajtojnë pas përfundimit të procesit.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e së dielës asnjë parti nuk arriti objektivat e saj, ndërsa shtoj se do të punojnë për të fituar në komunat ku janë në balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Trepça sonte do ta nisë rrugëtimin në…