
Krasniqi i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë për rastin e ish-policit Spahiu, kritikon qeverinë në detyrë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, për mosreagimin e kësaj të fundit në lidhje me arrestimin e ish-policit të vendit, Arbnor Salihu.
Ai ka thënë se kur qeverisë i duhet ata i “ngrisin në qiell” policët, ndërsa të njëjtit tani së thonë asnjë fjalë.
Po ashtu, i pari i PDK-së i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të bëjnë presion për lirimin e ish-policit.
“Të shpreh keqardhjen dhe indinjatën e kundërshtimin e madh për ndalimin arbitrar dhe të padrejtë të ish policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë. Por më shumë të shprehë pakënaqësi me mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë. Kur ju duhen me gojën plotë i ngrisin në qiell me lëvdata meritore, ndërsa tani nuk e thonë asnjë fjalë së paku me i ngushëllua familjarët e tyre. Qeveria do të duhej që aktivisht të merreshin me lirimin sa më të shpejt të Arbnor Salihut. Thërras edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjnë që të ushtrojnë presionin e tyre për të liruar këtë djalë të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.