Krasniqi i bën thirrje kryesuesit ta thërrasë sa më shpejt seancën konstituive

18 gusht 2025 | 15:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se më nuk ka hapësira për vonesa në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të kryesuesit të seancës konstituive. Ndërkohë, kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – me votim të hapur. Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime. I bëj thirrje kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me…