Krasniqi: I rëndë lajmi për vdekjen e Vjosa Berishës

23 qershor 2022 | 15:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka quajtur lajm të rëndë vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.

Krasniqi ka thënë se vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.

“Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së pareshtur, Vjosa Berisha. Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet.  Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjerë dhe tërë komunitetit artistik. Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be a closeup of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare regjisorja shqiptare, Vjosa…