Krasniqi i shkruan letër Kurtit: PDK-ja, e gatshme t’i ndihmojë institucionet për ruajtjen e sovranitetit të shtetit

07 nëntor 2022 | 14:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të hënën ia ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të vendit.

Në këtë letër, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e PDK-së për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Po ashtu në këtë letër, Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të koordinohet me opozitën dhe faktorin ndërkombëtarë.

“Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm. Për t’i shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit Kurti, të cilën këtu mund ta lexoni të plotë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”, duke bashkangjitur edhe letrën që ia ka dërguar Kurtit.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e…