Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi, zgjedhjet në veri veç me peticion

19 shtator 2023 | 11:14

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore vjen nga Beogradi.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet që brengosen për kërkesat që vijnë nga Serbia dhe se dorëheqja e katër kryetarëve është akt moral.

“Kosova është palë konstruktive në këtë procesi, ne i kemi tashmë dy herë nga 25 për qin të policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të qeverisë”.

“Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim e kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdoqoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”, ka thënë Krasniqi. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona janë arrestuar nga policia nga aksioni që është…