Krasniqi: Këta në foto bashkë me luftëtarët e tjerë, pas 100 vitesh i’a kanë dridh themelet Serbisë

27 qershor 2020 | 21:34

Para parlamentit të Serbisë në Beograd është vendosur një transparent me fytyrat e krerëve të luftës së UÇK-së dhe krerëve politikë të Kosovës.

St ema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fytyra e presidentit Hashim Thaçi, kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe fytyra e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë vendosur në këtë transparent derisa në fytyrat e tyre janë bërë iksa (X).

Lidhur me ketë ka reaguar Mevlydin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate.

Ai ka thënë se e vërteta është se, këta në foto bashkë me luftëtarët e tjerë, pas plotë 100 vitesh i’a kanë dridh themelet Serbisë dhe këtij parlamenti famëkeq e kriminal gjatë tërë historisë.

“Kjo foto e UÇK-së, e liderëve të Kosovës dhe komandantëve më eminent të saj, është vendosur sot në objektin e parlamentit serb në Beograd!. E vërteta është se, këta në foto bashkë me luftëtarët e tjerë, pas plotë 100 vitesh i’a kanë dridh themelet Serbisë dhe këtij parlamenti famëkeq e kriminal gjatë tërë historisë.  E vërteta është se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës e ka MUNDUR Serbinë. E vërteta tjetër është se, gjithnjë kur ata janë gëzuar e kanë festuar ne kemi FITUAR”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

“… dhe PRAPË DO TË FITOJMË”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa vendi po vazhdon përballjen me pandeminë COVID-19, numri i…