Krasniqi: Kontributi i Bukoshit, pjesë e historisë së shtetformimit të vendit

10 qershor 2025 | 12:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka shprehur ngushëllime familjes Bukoshi dhe të afërmve për vdekjen e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Krasniqi ka theksuar se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të dr. Bujar Bukoshit. Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë – si kryeministër në ekzil gjatë viteve ’90 dhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas ndarjes nga…