Krasniqi: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për kryeneçësi politike

05 qershor 2025 | 15:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, me të cilët zhvilluan një diskutim të hapur dhe përmbajtjesor për gjendjen aktuale politike në vend, veçanërisht për bllokadën institucionale që ka hyrë në ditën e 116-të.

Sipas Krasniqit, kjo bllokadë ka ardhë si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se PDK-ja ka shprehur shqetësimin e thellë për këtë situatë, që sipas Krasniqit,  po cenon funksionalitetin demokratik dhe po rrezikon seriozisht të ardhmen institucionale dhe ekonomike të vendit.

“PDK-ja ka vepruar me përgjegjësi duke ofruar një zgjidhje reale dhe të zbatueshme për daljen nga kriza – përmes propozimit për ndërrimin e kandidates aktuale, si mundësi konkrete për konstituimin e Kuvendit dhe ecjen përpara drejt themelimit të Qeverisë së re, brenda afateve kushtetuese”.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për kryeneqësi politike. Ka nevojë për stabilitet, jo për kriza. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për lidership që di të zgjedhë rrugën e shtetit, para interesave të ngushta partiake”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar deputetes së…