Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë dhe të bashkëpunojnë

13 maj 2026 | 15:36

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Ai ka thënë se në listën e PDK-së me mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, në të cilën ka profile nga më të ndryshmet.

“Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë. Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë. Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e saj”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfondi i panjohur pas shuplakës së Brigitte Macron ndaj presidentit…