Krasniqi, kritika partive: Si lejojnë individë që akuzojnë UÇK-në të mbajnë ligjërata patriotike?

28 gusht 2025 | 11:36

Analisti Albert Krasniqi, ka kritikuar partitë politike në vend, se lejuan sot “ligjërim” nga kryeparlamentari Dimal Basha, ndonëse doli hapur kundër UÇK-së.

Siç thotë ai, është absurditet që madje vet opozita po bie nën ndikimin e kësaj retorike të Vetëvendosjes.

”Kredencialet patriotike janë pika më e fortë e partive politike opozitare. Secila prej tyre ka në radhët e veta figura të shquara të luftës tonë për liri. Është e pakuptimtë sesi këto parti lejojnë të akuzohen se janë me Serbinë, dhe tu mbahen ligjërata patriotike nga individ që kanë dal hapur kundër UÇK-së. Edhe më absurde është se opozita po bie nën ndikimin e kësaj retorike, duke lejuar që kundërshtarët t’i diktojnë veprimet dhe t’ua përmbysin narrativen historike”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke…