Krasniqi: Kurti dhe Osmani sulmojnë mediet vetëm për ruajtjen e pushtetit

12 shtator 2025 | 12:13

Analisti Albert Krasniqi, ka thënë se “lufta” e sinkronizuar e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti kundër medieve dhe gjyqësorit është duke u bërë për ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ofron ai.

Anëtari i shoqërisë civile, ka thënë se dy liderët institucionalë duan të kapin e Prokurorinë e Shtetit në mënyrë që të përdorin atë si mjet presioni ndaj gazetarëve kritikë.

“Gjithnjë e më qartë po shfaqet fakti se sulmet e sinkronizuara të Osmani-Sadriut dhe Kurtit ndaj gjyqësorit dhe mediave nuk kanë të bëjnë me ndonjë ‘luftë kundër lidhjeve me Serbinë’, por synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron”.

“Pikërisht për këtë arsye, përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë, sepse pushtetit i nevojiten figura që do të legjitimojnë vendimet kundërkushtetuese. Në të njëjtën linjë, është bllokuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit, pasi kërkohet dikush i gatshëm të përdorë ndjekjen penale si mjet presioni, madje edhe ndaj gazetarëve kritikë”.

“Sa më shumë të rrezikohet pushteti, aq më agresive e të dukshme do të bëhen këto manovra”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët…