Krasniqi: Kurti në Mitrovicë shfrytëzoi mekanizimin shtetërorë me ministra, deputet e organet e drejtësisë kundër Tahirit

12 nëntor 2025 | 23:11

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet zgjedhore në Mitrovicë, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të pushtetit dhe institucioneve shtetërore në garën lokale.

Në një intervistë për Rubikon, Krasniqi tha se në Mitrovicë ka ndodhur “diçka e paprecedent”, ku, sipas tij, kryeministri në detyrëAlbin Kurti, ministrat, deputetët dhe organet e sigurisë kanë përdorur mekanizmat shtetërorë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

“Në Mitrovicë ka ndodhë diçka e paprecedent. Është keqpërdorur pushteti dhe autoriteti i institucioneve shtetërore në garë kundër një partie politike dhe kandidatit tonë, Arian Tahiri. Këtë nuk e kam parë kurrë në një shtet normal e demokratik. ” tha Krasniqi.

Ai shtoi se qeveria ka marrë “vendime abuzive qindra milionë eurosh”, përfshirë edhe pagesën prej 100 eurosh për studentët, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të ndikuar tek votuesit.

“Kurti nuk është as i arsyeshëm dhe as i lehtë i kuptueshëm,” përfundoi Krasniqi, duke theksuar se ajo që ka ndodhur në Mitrovicë është tregues i qartë i përdorimit të pushtetit për përfitime elektorale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur…