Krasniqi, Kurtit: Ku e gjen fytyrën tash me thënë se duhet mbrojtur Thaçi në Hagë

17 nëntor 2020 | 21:42

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kritikuar liderin e LV-së Albin Kurtin i cili dikur i kishte kërkuar ish-presidentit Hashim Thaçi shkuarjen në Hagë.

Ai ka thënë se Kurti më shumë se 40 herë i tha Thaçit:’ Shko në Hagë’.

“Të gjitha ata që, ta zëmë, kanë akuzuar Hashim Thacin, Kadri Veselin që po e bëjnë gjykatën për me shpëtu vetveten, se po e bëjnë gjykatën për me i shpëtu shokët e tyre, si Albin Kurti që i ka thënë: ‘Shko në Hagë Hashim’, jo një herë po 40 herë në një tekst i ka thënë ‘shko në Hagë’ sot është në Hagë Hashimi. Nuk e shoh ku e gjen ai fytyrën me dalë edhe me thanë tash duhemi me i mbrojt”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosova.

Të tillët sipas Krasniqit, duhet të reflektojnë. Sipas tij, Kurti është një prej politikanëve më të vjetër në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar…