Krasniqi: Lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim

23 tetor 2025 | 19:49

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Vushtrrinë.

Ai ka theksuar se qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim.

“Në Vushtrri, me kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se katër vitet e kaluara kanë qenë vite pune me rezultate konkrete. “Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim. Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa ma e mirë përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i…