
Krasniqi: Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, votoni Shukri Bujën
30 shtator 2025
| 23:42
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët e Lipjanit për siç shprehet “mbështetjen e madhe” që sipas tij dëshmon se “verdikti i qytetarëve të Lipjanit për #MaMirë është i pakontestueshëm”, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Krasniqi thotë se kandidati Shukri Buja, është “njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit. Kryetar që ka lënë gjurmë me vepra dhe dashuri për Lipjanin”, shprehet Krasniqi.
“Sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet”, tha ai.
“Më 12 tetor, për #MaMirë, votoni Shukri Bujën për Kryetar dhe PDK 19”, është thirrja e Krasniqit.
Postimi i plotë: