Krasniqi: Martirët e Abrisë janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë

26 shtator 2021 | 11:47

Sot bëhen 23 vjet kur forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar familjen Delia që u masakrua më 26 shtator 1998.

Krasniqi ka thënë se një nga monumentet që manifeston sakrificën për liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen një ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu.

“23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë. Në përpjekje për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, po atë ditë, ranë dëshmorë Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj! Në çdo përvjetor të kësaj masakre, kujtojmë me nderim e dhimbje martirët e Abrisë, të cilët janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë, në rrugën e sakrificës për liri. Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme. Prandaj drejtësia ndaj tyre, është imperativ që nuk mund të tjetërsohet.
Lavdi martirëve e dëshmorëve të Abrisë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar liderët…