Krasniqi: Masat anti-Covid nuk po japin efekte
Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se masat e reja anti-Codit nuk kanë dhënë asnjë rezultat në luftimin e pandemisë.
Në seancës e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet për pandeminë, ai ka thënë se po qeveri po e zhgënjen qytetarin.
“Vetëm dje patëm mbi 4 mijë raste pozitive me virus. Një numër që ky rezulton me më shumë të infketuar. Me 26 dhjetor kishim 12 mijë raste për një muaj pat rritje enorme për 36 mijë për qind. Kjo nënkupton që vendi ynë është përfshirë në valë të re të pandemisë. Shqetësimet nuk po duken për qeverinë. Nuk mund ta mohoni që qytetari ka rrugëtuar i vetëm përballë kësaj qeverie. Qeveria ka bërë dy gabime ose ka hezituar për ta lexuar situatën ose e ka lexuar gabimisht. Çka ndodhi me masat çfarë efekti dhanë masat? Është efekt regresiv. Sot kemi mbyllje të qendrave sportive të ngjashme. Qeveria nuk ka hezituar për masa por interes nuk ka pasur dhe ka vendos kufizime mbi qytetare”, ka deklaruar ai.



