Krasniqi: Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!

31 tetor 2025 | 12:02

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit të buxhetit nga qeveria në detyrë e Kurtit.

Ai ka thënë se: “Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet për ta rikthyer besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund te arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare”.

Krasniqi ka thënë se krejt ato që u prezantua në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen. “Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vincius Junior mund të bëhet lojtari yll i epokës së…