Krasniqi: Më 12 tetor, mundësia për ta bërë Ma Mirë komunën tuaj ekzsiton: PDK – 191!

13 shtator 2025 | 11:53

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përcjell një mesazh me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka theksuar se në këto zgjedhje, zgjedhja është e qartë: për qeverisje të përgjegjshme, projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara, e kjo sipas tij, është adresa PDK – 191.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Katër vite më parë na besuat udhëheqjen në më së shumti komuna – dhe ne ua kthyem me punë, projekte dhe rezultate që flasin vetë.

Edhe këtë herë, zgjedhja është e qartë: për qeverisje të përgjegjshme, projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara.

Më 12 tetor, mundësia për ta bërë Ma Mirë komunën tuaj ekzsiton: PDK – 191!

#MaMirë

Linku i videos 👇

https://www.facebook.com/share/v/1FQrkYEfWC/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan 7,500 produkte…