
Krasniqi me reagim ndaj vendimit të PZAP-it për Listën Serbe: ‘Po pluralizmit, jo terrorizmit’
25 gusht 2025
| 14:48
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, me të nisur mbledhja e KQZ-së ka vendosur një mesazh para anëtarëve të këtij komisioni: “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”.
Ky veprim i tij vjen pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.