Krasniqi merr vendim që komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës të regjistrohen falas

08 prill 2024 | 17:41

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë vendim për regjistrim falas për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

“Kam kërkuar nga komunat që të shpallin muajin prill si muaj falas per regjistrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke krijuar lehtësira dhe informacione të plota dhe të nevojshme për regjistrim të mëvonshëm të komuniteteve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Krasniqi ka theksuar se regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian demonstron përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale.

“Duke hequr dorë nga tarifat e regjistrimit, komunat eliminojnë barrierat financiare që mund t’i pengojnë komunitetet e margjinalizuara. Kjo qasje jo vetëm që njeh vlerën e tyre të qenësishme, por gjithashtu afirmon të drejtën e tyre për trajtim dhe mundësi të barabartë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës e ka publikuar fotografinë e një burri…