Krasniqi: Mësimdhënësit, shtylla mbi të cilën është mbështetur qëndrueshmëria jonë kombëtare

07 mars 2025 | 10:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot shënojmë një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit tonë, që na kujton themelin e çdo suksesi si shoqëri: 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Ai ka thënë se mësimdhënësit tanë nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë: ashtu siç ishte Shaban Jashari.

“Ata kanë qenë shtylla mbi të cilën është mbështetur qëndrueshmëria jonë kombëtare, duke u bërë pishtarë të dijes edhe në kohët më të vështira. Në momentet më të errëta për vendin, kur shkolla nuk ishte thjesht një institucion, por një bastion i rezistencës dhe shpresës, ata sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë. Sot, ndërsa vazhdojnë të edukojnë brezat e rinj, ata mbeten zemra e shoqërisë dhe garancia për një Kosovë më të zhvilluar. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për çdo mësues që ndriçon rrugën tonë – Gëzuar Ditën e Mësuesit!”, ka thënë Krasniqi në urimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen dhe Joshua Kimmich kanë finalizuar të gjitha dokumentet…