
Krasniqi: Mitrovica foli zëshëm – me PDK191 dhe Arian Tahirin!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Mitrovica ka zgjedhur të ecë përpara me Arian Tahirin dhe PDK-në.
“Sonte, edhe Mitrovica foli zëshëm: me PDK191 dhe Arian Tahirin!” , ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sonte, edhe Mitrovica foli zëshëm: me PDK191 dhe Arian Tahirin!
Kjo është Mitrovica e punës, e zhvillimit dhe e njerëzve të ndershëm, qyteti që nuk ndalet dhe refuzon të kthehet mbrapa.
Qyteti që hapi një kapitull të ri me Bedri Hamzën dhe që do të vazhdojë të rritet edhe më tej me Arianin, gjithmonë me përkushtim, dinjitet dhe shumë dashuri për qytetin.
Sepse Mitrovica di të zgjedhë drejt. Sepse ma mirë për Mitrovicën është me Arianin!