
Krasniqi në Ferizaj për Aliun: Model i qeverisjes lokale
09 tetor 2025
| 21:28
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shkoi sot në Ferizaj për të kërkuar votë për Agim Aliun.
Para se Krasniqi e Aliu ta merrnin fjalë, në tubimin e këtij qyteti u përmendën dy kryetarë të PDK-së dhe drejtuesit e UÇK-së që janë në Hagë, e për të cilët të tubuarit nuk qëndruan ulur.
Më pas, Krasniqi nisi me lëvdata për Aliun, duke thënë se është model i qeverisjes lokale, derisa shtoi se kjo parti do ta marrë qeverisjen edhe në nivel qendror.
Ndërkaq, Aliu tha se edhe planprogrami i katërvjeçarit të ardhshëm është i qartë, e jo siç i quajti, premtime të akullta që i shkrinë dielli.