Krasniqi: Në Hagë u çmontua propaganda, e kemi fituar betejën edhe ndaj Gjykatës Speciale

18 shkurt 2026 | 22:10

Pas deklaratave përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, ka thënë se përballja e tyre para trupit gjykues ishte dinjitoze dhe e fuqishme.

Në Debat Plus, Krasniqi deklaroi se fjala e tyre në prani të familjarëve, ishte një përballje që, sipas tij, çmontoi propagandën ndaj tyre.

Ai e cilësoi gjykatën si të padrejtë dhe tha se nuk është dashur të krijohej fare.

“Sot përballja para këtij trupi gjykues që nuk dua ta krahasojë me pushkatimin para policisë serbe, fjala e shokëve tanë të luftës në prezencë ë familjarëve të tyre ishte po e njëjta përballje. Me të vërtetë duke na bërë krenar e çmontojë propagandën e kësaj gjykate e cila është e padrejtë në themelet e saja dhe nuk është dashur në fillim të krijohej hiç…Drejtësia nuk njeh komb, por padrejtësia na prek të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Krasniqi shtoi se, sipas bindjes së tij, jo vetëm beteja politike me Prokurorinë dhe kundërshtarët, por edhe përballja me vetë gjykatën është fituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, teksa ka folur për drejtësinë…