Krasniqi në mbështetje të kandidatëve për kryetar të komunave veriore: “Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK”

28 shtator 2025 | 17:35

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në pjesën veriore ku ka takuar kandidatët e PDK-së për kryetar komunash: Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq).

Krasniqi ka thënë se “Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë.”.

Njoftimi i plotë:

Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë.

Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet.

Më 12 tetor, çdo votë për PDK 191 është një gur i fortë në themelin e Kosovës sonë. Bashkë për #MaMirë!

#PDK191

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i një lojtari goditi gjyqtarin në fytyrë gjatë një…