Krasniqi në Mitrovicë: Rinia ka potencial premtues për të ardhmen e Kosovës

20 gusht 2023 | 14:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se dje ka kaluar pasditen me të rinj mitrovicas në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Muajit të Rinisë”.

Ai ka thënë se rinia është me potencial premtues për të ardhmen e Kosovës.

“Streetball dhe energji pozitive me të rinjtë në Mitrovicë. Pasditja e së shtunës nuk mund të ishte më e këndshme se sa në mesin e të rinjve mitrovicas, me të cilët na bashkoi Rinia Demokratike e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të ‘Muajit të Rinisë’. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoj me vajza e djem të shkathtë e të talentuar, me potencial premtues për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka…