Krasniqi: Në restorantin e tij, ‘Ridi’ ka bërë hyrje dhe lift special vetëm për Albin Kurtin
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka treguar lidhjet e afërta të kryeministrit Albin Kurti me Ridvan Muharremin, i cili është arrestuar sot nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Përmes një video të postuar në në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Kurti i ka besuar shumë Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.
Ai ka bërë me dije se në këtë restorant, Muharremi kishte bërë një hyrje speciale për Kurtin.
“Ata që e njohin më mirë Albin Kurti, ai ka qenë gjithmonë njeri paranojak. Për me shku Albin Kurti me hëngër për ditë e me nejtë si në shtëpi të veten në një restorant, Albin Kurti është dashtë me i besu shumë qatij personi. Dhe qaq shumë i ka besu sa që ky Ridi ia kish pasë maru edhe një lift speciale, hymje speciale Albin Kurtit në atë restorant. Krejt diplomatët e huaj që kanë ardhë në Kosovë i ka cu të Ridvan Muharremi”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se LV-ja nuk do të distancohet as nga Ridvan Muharremi dhe as nga ministrja Rozeta Hajdari.



