Krasniqi: Nëse s’hiqen vizat, BE-ja po ia kthen shpinën Kosovës

11 nëntor 2018 | 14:24

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nëse kosovarëve nuk u lejohet lëvizja e lirë në zonën Schengen, atëherë sipas tij Bashkimi Evropian (BE) po ia kthen shpinën Kosovës.

“Mendoj që është sinjal shumë dekurajues, është komplet i padrejtë dhe nëse një gjë e tillë vërtet do të ndodhë, atëherë do të jetë me të vërtet një kthim i shpinës Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Me vite na kanë thënë që nuk është vendim politik, por që është çështje teknike, janë pikërisht qëndrimet politike që dëshirojnë ta mbajë Kosovën të përjashtuar nga një e drejt fondamentale”, ka thënë Krasniqi për “Ekonomia Online”.

Pavarësisht kësaj, ai është shprehur optimistë se liberalizimi mund të ndodh. Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e caktuar për vizat.

Më tutje, ai ka folur edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja. Ai ka thënë
se opozitës i mungon vendosmëria për ngritje të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Opozitës i mungon vetëm një gjë në fakt, vendosmëria. Ata s’janë të vendosur për asgjë. Ata thonë që duan me marr pjesë në dialog e nuk kanë guxim me marr përgjegjësi për dialogun. Ata thonë se do ta bojkotojnë Kuvendin e pastaj vinë në Kuvend. Një pjesë dalin e një pjesë hynë. Ata thonë që duan zgjedhje dhe nuk guxojnë të ngrehin mocion mosbesimi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja australiane e quajtur Newsha Syeah, tha se nuk u…