Krasniqi: Nisma nuk merr pjesë në seancën e buxhetit, e as të qeverisë

19 nëntor 2025 | 11:28

Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, është deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.

Para medieve, Krasniqi ka thënë se Nisma nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas saj e njëjta është e thirrur jashtë rregullave ligjore.

“Nisma dhe zotëri Limaj kanë qenë shumë konstruktiv përgjatë këtyre 10 muajve për t’i dhënë zgjidhje shtetit të Kosovës. Por kjo çështje nuk ka ndodhur. Si rezultat i gjithë kësaj kohe, dhe nga pagatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vet zotëri Kurtit, nuk është arritur një gjë e tillë, dhe si rezultat i kësaj situate joserioze të parë nga LV-ja, kemi ardhur në një gjendje të tillë”.

“Nisma nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, dhe arsyet që Nisma nuk merr pjesë janë tejet kuptimplota. Është seancë e thirrur jashtë rregullave ligjore”, ka thënë Krasniqi.

Pos tjerash, Krasniqi ka thënë se Nisma nuk do të marrë pjesë as në seancën e orës 14:00, seancë kjo e thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran…