Krasniqi optimist për Klinën dhe Malishevën: Më 12 tetor shkoni te kutitë e votimit dhe votoni numrin 191

17 shtator 2025 | 16:58

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka qëndruar dje në Klinë dhe Malishevë, ku ka prezantuar kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave përkatëse.

Gjatë tubimit në Caravik të Klinës, ai ka theksuar se shumica e projekteve të mëdha që e kanë transformuar Klinën mbajnë vulën e PDK-së.

“Me datën 12 tetor, të bëhemi bashkë në mënyrë solemne e të organizuar, të shkojmë te kutitë e votimit dhe të votojmë për numrin 191, për PDK-në dhe për kandidatin tonë e kryetarin e ardhshëm Sokol Bashota”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, gjatë qëndrimit në Malishevë, Krasniqi ka thënë se kjo komunë po shkon drejt një ndryshimi të madh.

Sipas tij, Gëzim Krasniqi është shembull i një personaliteti me vlera.

“Dr. Gëzimi është shembull i një personaliteti me vlera të larta profesionale e kombëtare. Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo fëmije e çdo shtëpie në Komunën e Malishevës. Një mjek që nuk është kursyer as ditën e as natën, që nuk ka shikuar orar, por vetëm ka shikuar nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë, që si student iu bashkua UÇK-së me zemër e pa llogari personale. Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë për secilin qytetar që e do Malishevën me zemër: Dr. Gëzim Krasniqi, numri 191 – Partia Demokratike e Kosovës”, ka theksuar lideri i PDK-së.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, turmë dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka folur f për…